English

Beqja, padi në Prokurori për CEZ e Berishën (VIDEO))

Tiranë, 1 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana – Deputeti socialist Ilir Beqaj ashtu siç kishte deklaruar më herët, ka dorëzuar sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë një kallëzim për vjedhjen e konsumatorëve shqiptarë përmes faturimit të energjisë elektrike.

Beqaj tha se faturimi mbi 30 ditë është abuzim e vjedhje nga kompania shpërndarëse, ndërsa Berisha është ortak me këtë kompani.

[media id=272 width=600 height=400]

Pas daljes nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë deputeti Ilir Beqaj u shpreh për mediat:

"Pas përpjekjeve disa mujore si qytetar, po dhe në kuadër të angazhimit tim në Kuvendin e Shqipërisë, për të përmirësuar mënyrën e faturimit të energjisë elektrike për shqiptarët, sot iu drejtova prokurorisë së Tiranës me një kallëzim "për mënyrën e faturimit të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes". Për Beqjen, tashmë të gjithë janë të bindur që faturimi mbi 30 ditë në kushtet e faturimit me dy fasha është abuziv. ”Sali Berisha nga njëra anë premton se do u falë qytetarëve faturat e energjisë, ndërsa nga ana tjetër jo vetëm që nuk është në gjendje të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, por me kompaninë shpërndarëse të energjisë ku është aksioner dhe është i ulur në Këshilli Mbikëqyrës vazhdon të vjedhë shqiptarët”, - deklaroi Beqja.

e.t/NOA

KOMENTE