English

Berisha: Rama ka si alternativë, vetëm “fajet e mia”

Petrelë, 1 prill, NOA – “Rama thotë vetëm se “Fajin e ka Saliu”, por pa dhënë asnjë alternativë për zhvillimin e qeverisjes lokale”.

Kjo ka qenë shprehja që ka përdorur në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 Majit, kryeministri Berisha, kundër rivalit të tij politik, Edi Rama.

Gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Petrelë, me rastin e inaugurimit të një rruge dhe shkollës 9-vjeçare, Berisha shtoi se “alternativa tjetër, ajo e opozitës, është e bazuar në shpifje”.

Ndërsa tha se kundrejt saj, qeveria është e angazhuar në një fushatë shumë të ngushtë me qytetarin, për të identifikuar problematikat që ekzistojnë dhe zgjidhjen e tyre.

“Ne besojmë se kjo fushatë dhe muaji prill është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qeverinë dhe për qytetarët. Është një mundësi që së bashku të identifikojnë qindra e mijëra problemet që ka qytetari dhe komuniteti që e rrethon dhe të hartojmë projekte e të shohim cilat janë mundësitë për t’i zgjidhur ato”, u shpreh kryeministri.

Duke premtuar, se gjatë mandatit të ardhshëm do të asfaltohet çdo kilometër rrugë në të gjithë fshatrat e Shqipërisë. n.e/NOA

KOMENTE