English

Britney Spears në kurthin e “Jackass”

SHBA, 1 Prill NOA - Kur ka ndërhyrje të të çmendurve të “Jackass”, minimumi që mund të bëhet është të dalësh i gjallë, gjithçka tjetër është e mundshme.

Në lidhje me këtë fakt, është e bindur dhe Britney Spears që iu nënshtrua një prove tepër të këndshme: e mbyllur në një wc kimike është “qëlluar” me ajër me efektin bungee jumping. Rezultati? Një dush jo shumë i këndshëm me të gjithë likuidet që ndodheshin në WC...

Ky episod nuk është aspak i ri. Ai është xhiruar në vitin 2002, në sezonin e tretë të serisë televizive, por nuk ishte publikuar asnjëherë deri më ditën e sotme.

r.b/NOA

KOMENTE