Tiranë, 1 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana – Ervin Bushati, deputet i PS, akuzoi sot kryeministrin se ai po fsheh informacionet mbi listat zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit
Bushati qëndroi para njësisë bashkiake numër 8, siç u shpreh ai, - për të kërkuar informacion mbi listat zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit.
[media id=273 width=600 height=400]
“Është jashtë çdo parametri ligjor që të mos na jepet ndryshimet që janë bërë mbas datës 8 mars, kohë në të cilën kodi zgjedhor parashikon që 60 ditë para zgjedhjeve duhet të ndalojnë regjistrimet në njësitë bashkiake për listat zgjedhore”, - tha Bushati.
Kurse theksoi se ky është një proces zgjedhor të cilin “PS kërkon ta garantojë me çdo kusht”.
e.t/NOA