Brazil, 29 Mars NOA - Lajmi qarkullonte prej disa kohësh, por tashmë ka ardhur dhe zyrtarizmi: Adriano është një lojtar i Corinthians. Pas zgjidhjes së kontratës me Romën, “Perandori” është rikthyer në Brazil ku ka gjetur një akord me klubin paulist.
Siti i skuadrës konfirmon mbërritjen e sulmuesit, i cili ka firmosur një kontratë që do ta lidhë deri në vitin 2012.
“Po shkoj për të luajtur me zemër tek skuadra e Corinthias. Dua të fitoj besimin e të gjithë tifozëve dhe të jem idhulli i tyre. Nuk do të mungoj në asnjë seancë stërvitore dhe nuk do të vonohem. Përgjegjësia tashmë është e gjitha e imja. Kam marrë një impenjim për veten time dhe shpresoj të mirëpritet”, - këto ishin fjalët e sulmuesit brazilian Adriano.
r.b/NOA