English

Edita Tahiri nga Tirana: Dialogu me Serbinë, vetëm teknik

Tiranë, 1 prill, NOA – “Dua të siguroj opinionin publik se dialogu me Serbinë, ka për të qenë vetëm në nivel teknik”.

Kështu është shprehur zv/kryeministrja kosovare, Edita Tahiri, gjatë një konference për shtyp, të mbajtur në Tiranë, në kuadrin e vizitës zyrtare që është duke zhvilluar në vendin tonë.

Duke folur rreth bisedimeve Prishtinë-Beograd, ajo tha se ato u shërbejnë përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjës, siç është Serbia në rastin konkret dhe nga ana tjetër, përmirësimit të raporteve të saj me Bashkimin Evropian.

Më tej, ajo tha se objektiv i qeverisë kosovare është ai i përafrimit të saj drejt strukturave evropiane, duke synuar pikë së pari, përshpejtimin e hapave për përfitimin e statutit të kandidatit me të drejta të plota në BE.

n.e/NOA

KOMENTE