Durrës, 1 prill 2011, NOA- Autori i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në zonën e stacionit të Trenit në Durrës, ku mbeti i pajetë 20 vjeçari, Arbër Bardhi, është vënë në pranga pasditen e sotme.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i identifikuar si Mustafa Hyseni, është larguar nga vendngjarja, për tu vënë vetëm sot në prangat e policisë së qytetit bregdetar, si i dyshuari kryesor për vrasjen e të riut.
Pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë 20 vjeçari Bardhi humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
a.y/NOA