English

Gazetari austriak: Artikulli im, s’thoshte se fituesi i kompleksit të ri parlamentar ishte paracaktuar

Tiranë, 1 prill, NOA – Në datën 6 mars, gazeta austriake “Die Krone Zeitung” do raportonte: “…Prix-i është më shumë se një kritik i mirëfilltë, por edhe një njohës i mirë i materies.

Ai po konkurron në këtë moment në një projekt shumë ambicioz të një parlamenti që do të ndërtohet në një vend të Evropës Lindore me një demokraci të re, (por për t’ju përmbajtur kushteve të konkursit mund të themi që bëhet fjalë për një kryeqytet që fillon me T. dhe për një shtet që fillon me A).

Këtu mund të ndërtohet një ndërtesë transparente për parlamentarët dhe popullin”.

Ky është paragrafi mbi të cilin në fakt, gazetari Christian Ortner, do të bazohej për të shkruar një tjetër artikull, mbi të cilin u bazua akuza e Partisë Socialiste për të akuzuar mazhorancën shqiptare për gjoja manipulime sipas saj dhe paravendosje të fituesit, në konkursin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar

Kuvendi publikon si më poshtë reagimin e Christian Ortner:

“Mbi këtë paragraf është mbështetur edhe artikulli im i një jave më vonë në gazetën “Viener Zeitung” por siç duket me pak keqkuptim. Përmbi faktin, që a do ta fitonte apo jo Prix-i konkursin, në momentin që unë kam shkruar artikullin nuk kam patur natyrisht asnjë informacion”.

Ky ka qenë në fakt edhe ka qenë sqarimi i tij lidhur me komentin që iu bë nga socialistët e Tiranës artikullit në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE