Gjermani, 29 Mars NOA - Quhet “Crazy House” (Verrueckte Haus) dhe kanë qenë të shumtë vizitorët dhe personat kuriozë që janë futur në brendësi të saj për ta parë më në detaj.
Është një shtëpi familjare me kokë poshtë, e cila mund të admirohet në qytetin verior gjerman të Bispingen. Kjo ndërtesë e çuditshme dhe tërheqja që kanë pasur njerëzit tek ajo, ka bërë të mendohet në perspektivë për shtëpitë me kokë poshtë, pasi diçka e tillë është me të vërtetë e veçantë.
r.b/NOA