English

Gjykata Kushtetuese: Kosova ka President Jakup Krasniqin

Prishtinë, 1 prill 2011, NOA- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen e paligjshme të Behxhet Pacollit si President, këtë herë ajo shprehet duke thënë se kush e merr postin e tij.

Në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pyetjet e shtruara nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi thuhet se, vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr.04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i 22 shkurtit 2011, nuk është më në fuqi që nga 31 marsi 2011.

Kjo gjykatë ka shtuar se nuk nevojitet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe as të shpërndahet parlamenti.

Në përgjigjen e saj Gjykata Kushtetuese shprehet se, “Kosova ka President, përkatësisht ushtrues të detyrës së Presidentit, përgjigja është se Kosova ka ushtrues të detyrës së Presidentit që nga 31 marsi 2011. Pra, nuk ka vakum institucional që nga data e publikimit të këtij Aktgjykimi”.

a.y.NOA

KOMENTE