English

Haxhinasto: Shqipëri-Kosovë, do t’i thellojmë më tej raportet

Tiranë, 1 prill, NOA Update - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe atij në kuadrin e integrimeve të përbashkëta evropiane, qëndron në thelb të raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu është shprehur zv/kryeministri Edmond Haxhinasto , gjatë një konference për shtyp, me homologen e tij kosovare, Edita Tahiri, në kuadrin e vizitës zyrtare që kjo e fundit është duke zhvilluar në vendin tonë.

“Kemi mirëpritur bisedimet që do të zgjidhin çështjet teknike mes dy vendeve. Kosova ulet në këto bisedime si shtet sovran. Gjithashtu, kam informuar ministren për përpjekjet e Shqipërisë për njohjet dhe integrimin e Kosovës. Është e rëndësishme që nga dialogu Kosova të angazhohet në një proces të shpejtë të integrimit evropian”, ka deklaruar Haxhinasto. Duke shtuar se të dyja vendet do të vijojnë me thellimin e raporteve intensive mes tyre.

n.e/NOA

KOMENTE