Japoni, 1 Prill NOA - Driblime, manovrime prestigjioze, akrobaci. Djaloshi japonez, që në fushën e futbollit, me miqtë e tij, teksa luan duket se ka një lidhje të “padukshme” me topin, pasi e ka të “ngjitur” në këmbët e tij dhe mund të bëjë ç’të dëshirojë me të.
Ai bën palexho në dhomë, i vetëm kur ndodhet në dhomë dhe është tepër i pasionuar me këtë sport.
Gjithmonë gjen një mënyrë për të pasur sa më pranë topin e tij kaq të dashur. Ajo që është për tu theksuar është se djaloshi del gjithmonë fitimtar.
Me pak fjalë, një fenomen i vërtetë. Është vetëm 9 vjeç dhe në vendin e tij askush nuk arrin t’ia heqë dot topin nga këmbët.
Dhe në momentet që nuk luan futboll sërish gjen një rrugë për të ndenjur sa më pranë topit. Një kampion i vogël është duke lindur.
r.b/NOA