Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Ka përfunduar gjithë takimet e planifikuara në axhendën e tij Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Tomas Kantriman.
I nisi takimet së pari me kreun e qeverisë Sali Berisha për ti vijuar më pas me kreun e opozitës Edi Rama, më tej me kreun e shtetit Bamir Topi.
Por krahas tyre, dy takime të tjera Kantriman i zhvilloi edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani dhe në përfundim me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ku mësohet tu ketë dhënë atyre rekomandime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve si dhe për vëmendjen ndaj çështjes së integrimit.
Në dy prej takimeve të zbardhura, ai me Kryeministrin Berisha dhe tjetri me Presidentin Topi, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Tomas Kantriman e ka vënë theksin në rëndësinë e dialogut mes palëve të politikës si dhe në plotësimin e kushteve për një proces sa më të rregullt zgjedhor deh brenda standardeve ndërkombëtare.
Ndërkohë në këto momente Kantriman po mban fjalën e tij, e cila do të zbardhet së shpejti për mediat.
a.y/NOA