English

“Kërkimi intensiv”, Policia e Tiranës prangos 5 persona të shpallur në kërkim

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Kërkimi intensiv”.

Personi i parë i ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit është Markeljan Jaholli, 26 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga DPQ Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi, ai ishte shpallur në kërkim gjatë qershorit të vitit të shkuar është dënuar me “Arrest burg”, i akuzuar për veprat penale të “Vrasje me Dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

I ndaluari i dytë është Vilson Bunga, 21 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, i cili pas urdhrit të Prokurorisë së kryeqytetit është ndaluar, pasi ishte dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” me 6 muaj burg.

Ndërkaq Komisariati i Policisë Nr.2 në Tiranë ndaloi të shpallurin në kërkim Saimir Skura, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për vjedhjen e zyrës së firmës së ndërtimit “Guri”.

Skura u kap nga policia e Kuksit në Morinë Kukës.

Një minoren është ndaluar në kryeqytet pasi akuzohet për vjedhjen e një celulari, të një shume parash dhe të një varëseje floriri.

I ndaluari mban inicialet D.Gj dhe është i moshës 16 vjeçare, banues në Institutin Buqësor, Tiranë.

Krahas këtyre arrestimeve të ndërmarra gjatë ditës së djeshme i radhës ka qenë ai ndaj

Syri Mehmetaj, 37 vjec i kapur në flagrancë.

Mehmetaj është banues në Shkodër, por ai është dënuar më parë për vjedhje me dhunë, në Rrugën “Mine Peza”, pasi dyshohet se i ka marrë 4500 lekë një shtetaseje.

Mësohet se 37 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim.

a.y/NOA

KOMENTE