English

Kuvendi: Rama gënjen, çuditi edhe Vjenën

Tiranë, 1 prill, NOA – Kuvendi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PS-së, Taulant Balla për konkursin e projektit të godinës së re të Kuvendit.

Zëdhënësja e Kuvendit, Suela Ruseti tha sot për mediat se pretendimet e deputetit Balla u hpdhën poshtë dhe nga autori i shkrimit të gazetës vjeneze.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk është Bashkia e Tiranës, është modeli krejt i kundërt i saj. Thuhet se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, në fakt në Shqipëri ajo i ka këmbët edhe të gjata, shumë të gjata. Kësaj radhe shpifjet e shokut Rama kanë lënë pa mend edhe Vjenën”, tha Ruseti.

Ajo ju referua deklaratave të djeshme të bëra në seancën e Kuvendit nga deputeti socialist. “Edhe dje, në seancë plenare, Partia e Enver Hoxhës, nëpërmjet shokut Taulant Gjura për të disatën herë tentoi të ndotë ambientin e veshët e shqiptarëve me gënjeshtra të paskrupullta, produkt i zyrës së Propagandës e Dezinformimit te PSSH. Kryetarja e Kuvendit edhe një herë informon publikun se deklarata e radhës së zëdhënësit të shokut Rama është një gënjeshtër fund e krye, jo vetëm në çdo fjali, jo vetëm në çdo fjalë, por në çdo germë dhe shifër të saj”, tha Ruseti.

Ajo ka theksuar se gjithë procedura në lidhje me veprimtarinë e Kuvendit është publike dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore.

“Taulant Gjura ka gënjyer për gjithçka në lidhje me rikonstruksionin e sallës së seancave plenare, gënjen për apartamentin, gënjen për reklamat, gënjen për votimin në internet. Çdo hap i ndërmarrë për të celebruar 100-vjetorin e themelimit të Shtetit Shqiptar, me të parën godinë të parlamentit të ndërtuar ndonjëherë në këtë vend, është bërë në transparencë e respekt të plotë të vendimit Nr. 66,datë 21.10.2010 të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe te vendimit unanim Nr. 1 datë, 2.11.2010 të të gjithë anëtarëve të Komitetit Shtetëror, përfshirë shefat e shokut Gjura, respektivisht te shokëve Edvin Rama e Gramoz Ruçi”, tha ajo.

Ruseti shtoi se për çdo të interesuar, dhe në respekt të së vërtetës dhe transparencës, në faqen e internetit të Kuvendit, është publikuar i plotë artikulli i gazetës “Wiener Zeitung” në variantin e saj origjinal në gjermanisht si dhe në variantin shqip.

“Kryetarja e Kuvendit gjithashtu ka bërë të ditur se, nëse do t’i kishte shkuar ndonjëherë në mendje të abuzonte me fondet publike duke trukuar konkurse apo sajuar konkurime, do të kishte vendosur të merrte teserën e Partisë Socialiste dhe të drejtonte Bashkinë e Tiranës”, tha Ruseti.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Filtra Uji Aquaphor14:25 - 01 Prill 2011
    Aman me ju mediat ne Shqiperi o ini shume te djatht o ini shume te majte ! Ore do keni ndonje here leke te pavarura oh me fal mendja te pavarura apo gjithmon do ini te varur !? Jo per na nje gje po ky shkrim me ngjan shume me shkrimet e dikurshme qe flisnin me te njejtin ton kunder klases tjeter .