English

Ledi Shamku, akuza për Berishën (VIDEO)

Tiranë, 1 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana – Në një reagim të menjëhershëm për kryeministrin Sali Berisha i cili ishte për vizitë në Mullet dhe Petrelë, sot deputetja socialiste akuzoi shefin e qeverisë se po nxjerr fëmijët nga shkolla për mitingje.

“Është faji i Saliut që në një ditë pushimi sot nxënës e mësues janë nxjerrë me forcë në shkollë për të marrë pjesë në mitingun e pushtetit”, - tha Shamku.

[media id=269 width=600 height=400]

Kurse shtoi: “Na vjen mirë që tanimë edhe vetë Saliu e ka kuptuar se faji i Saliut është bërë mullar”.

Për Shamkun, vetëm një kryeministër si Saliu mund të shesë mend me një vijë uji, me meremetimin e ca klasave dhe me shtrimin e një rruge fshati. Por çfarë mund të bëjë tjetër Saliu kur ekonominë e ka rrënuar, kur në vend janë 1 milionë të papunë, kur shkollat e spitalet i ka lënë në ditë hallit, kur paratë e pasuritë e shqiptarëve i ka vjedhur e grabitur për të mbushur xhepat e familjes dhe oborrin? Për të gjitha këto fajin e ka Saliu. Më tej Shamku tha se “fajin e ka Saliu edhe për nxënësit e arsimtarët e Petrelës që në ditën e tyre të pushimit urdhërohen të dalin në mitingjet e pushtetit”.

Kurse përfundoi: “Merreni me mend o qytetarë se ç'torturë është të dëgjosh Sali Berishën në pikë të diellit kur mund të rrije pranë familjes duke shijuar ditën e pushimit”.

Në përfundim, Shamku siguroi se “Sali Berisha e ka të qartë që në 8 maj qytetarët shqiptarë do t'i japin atij një përgjigje të qartë: kurrë më me një pushtet si ky! E vetmja rrugë është Partia Socialiste”.

e.t/NOA

KOMENTE