Tirane, 2 prill 2011, NOA- Dita e neserme do te nise me mot te kthjellet si pasoje e qarkullimit te masave ajrore nga veriu i Afrikes gje qe do te shoqerohet edhe me rritje te ndjeshme te temperaturave.
Mengjesi do te dominohet nga kthjellime ne zonat e ulta dhe bregdetare ndersa kthjellime dhe vranesira do te kene zonat malore.
Mesdita e nesërme do te jete me diell ne te gjithe vendin.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me kushte te qendrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do te jete dominues ne te gjithe territorin shqiptar.
Ndersa ne mbremje do te kete kalime vranesirash te lehta ne zonat malore.
Vranesira me te dendura do te kete ne ekstremin Verior ku do te gjenerohen shira te dobet e afat-shkurter.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes ndersa ne mesdite temperaturat do te qendrojne konstante ne te gjithe Shqiperine.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Perendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete i ulet.
Europa
Europa Verilindore dhe Veriperendimore do te mbeten me vranesira dhe reshje shiu e debore, here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere.
Problematike do te paraqitet situata ne Suedi dhe Finlande pasi reshjet e shiut dhe debores do te jene me intensite te larte.
Po ashtu me kushte te paqendrueshme atmosferike do te jene serish Ishujt Britanike ku vranesirat dhe shirat e dobet do te dominojne gjate gjithe dites.
Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani perendimor por do te karakterizohen nga moti i kthjellet dhe temperatura te larta perjashtuar Ballkanin Juglindor i cili do te vijoje me vranesira dhe shira te dobet e afat-shkurter.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Gadishulli Skandinav rrezikon debore te dendur dhe stuhi ere
- Ishujt Britanike do te mbeten me shira te dobet
- Greqia do te rrezikohet nga shira intensive, shkarkesa rrufesh.
a.y/NOA