Tiranë, 1 prill, NOA- Kryetari i grupit Parlamentar të Partitë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi sot Partia socialiste ka pasur të gjitha hapësirat e mundshme për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ai ka theksuar se tashmë nuk ka më kohë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Është fakt i njohur botërisht që PD-ja ka bërë ofertën e saj që të gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR të bëheshin në kohën e duhur”, tha sot Patozi.
Deklarata e tij u bë sot në takimin e partive parlamentare, ku partitë që janë pesë mazhaorancës kanë propozuar një draft marrëveshje për të zhvilluar zgjedhje me standarde.
Pas refuzimit të Partisë Socialiste, Patozi u shpreh se “jo çdo pretendim i PS-së është i pranueshëm”.
Ai u shpreh se në dokumentin e PD-së janë përfshirë një pjesë e mirë e çështjeve që ka kërkuar Partia Socialiste.
a.k/NOA