Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ditën e nesërme çel zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet e 8 majit.
Burime zyrtare nga kjo parti bëjnë me dije se aktiviteti i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve rreth orës 17.00 të pasdites së nesërme do të ketë të pranishëm simpatizantë dha anëtarë të kësaj partie.
Mësohet se çeljen e saj do e bëjë kryetari i partisë Shpërim Idrizi, për tu vijuar më tej me Presidentin e Nderit Tahir Muhedini, si dhe nga përfaqësues të tjerë të saj.
Ndërkaq pritet që në këtë aktivitet të prezantohen edhe aspiratat dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të muajit maj.
a.y/NOA