English

PS nuk firmos marrëveshjen për 8 majin

Tiranë, 1 prill,NOA - Partia Socialiste nuk ka pranuar të firmos marrëveshjen për zgjedhjet e 8 majit me Partinë Demokratike. Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha sot në tryezën e partive politike se marrëveshje e propozuar nga PD-ja nuk garanton transparencën post zgjedhore.

“Ne jemi pro zbatimit të Kodit, por nuk mund të nënshkruajmë një marrëveshje e cila nuk adreson themelin e mos besimit politik dhe të japi garanci të prekshme”, tha Gjiknuri. Në tryezë nuk ka qenë kreu i deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi. Gjiknuri tha se Ruçi ndodhet në ceremoninë e 1 vjetorit të vdekjes së deputetit Fatmir Xhindi. Gjiknuri u shpreh se marrëveshjet duhet të sjellin gatishmërinë e palëve për të qenë transparente.

“Marrëveshjet janë marrëveshje që angazhojnë probleme konkrete që kanë qenë në themel të krizës politike. Kjo ka qenë një thirrje e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtare .Në mënyrë intensive kemi komunikuar tek elementet substanciale dhe kyçi ka qenë transparenca post zgjedhje dhe ne nuk duam që kjo krizë të përsëritet. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore që impaktin e kanë 4 apo 5 muaj më parë”, tha Gjiknuri. a.k.NOA

KOMENTE