Tiranë, 1 prill, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministri Sali Berisha se po përdor fëmijët për aktivitete politike. Deputetja e PS-së, Ledi Shamku tha për mediat se “është faji i Saliut që në një ditë pushimi sot nxënës e mësues janë nxjerrë me forcë në shkollë për të marrë pjesë në mitingun e pushtetit.”
Duke reaguar ndaj deklaratave të Berishës sot në Petrelë, ajo u shpreh se edhe vet kryeministri e ka kuptuar se është faji i tij për ekonominë dhe situatën ën të cilën po kalon vendi.
“Na vjen mirë që tanimë edhe vetë Saliu e ka kuptuar se faji i Saliut është bërë mullar.
Vetëm një kryeministër si Saliu mund të shesë mend me një vijë uji, me merementimin e ca klasave dhe me shtrimin e një rruge fshati. Por çfarë mund të bëjë tjetër Saliu kur ekonominë e ka rrënuar,kur në vend janë 1 milionë të papunë, kur shkollat e spitalet i ka lënë në ditë hallit, kur paratë e pasuritë e shqiptarëve i ka vjedhur e grabitur për të mbushur xhepat e familjes dhe oborrin? Për të gjitha këto fajin e ka Saliu”, tha Shamku.
Ajo u shpreh se në 8 majit qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar kryeministrit. “Sali Berisha e ka të qartë që në 8 maj qytetarët shqiptarë do t’i japin atij një përgjigje të qartë: kurrë më me një pushtet si ky! E vetmja rrugë është Partia Socialiste”, tha Shamku.
a.k/NOA