English

Shalsi dhe Tahiri ndjekin Bashën “këmba-këmbës”

Tiranë, 1 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana - Deputetët socialistë Eduard Shalsi dhe Saimir Tahiri kanë qenë së bashku në lagjen Kombinat në Tiranë, vetëm pak orë pais kishte shkuar atje kandidati demokrat Lulzim Basha.

Këto lëvizje që po bëhen të organizuara shihen si strategjia e re e socialistëve, duke shkuar në çdo vend që viziton Basha dhe stafi i tij elektoral, vetëm pak pas tij.

[media id=271 width=600 height=400]

Mes banorëve që ankohen për kanalizimet dhe ujin e pijshëm deputeti Eduard Shalsi me ironi kujtoi “gafën e bërë dje nga ish-Ministri I Punëve Publike” i cili edhe pse e ka drejtuar ministrinë ende nuk di kompetencat e kësaj ministrie, dhe sot kërkon votën e kryeqytetasve e tallet me ta duke akuzuar bashkinë e Tiranës. Mes banorëve të njësisë 6 deputeti socialist Shalsi tha: "Varavingot e Lulit të Saliut nëpër Tiranë po na kujtojnë kandidatin ambulant po të Saliut, të vitit 2007. Erdhën të dëgjojnë banorët, të cilët dje iu ankuan Lulit të Saliut për kanalizimet. Dhe ç'bëri Luli?! Si gjithmonë, shau Bashkinë e Tiranës. Pra, Luli i Saliut nuk e ka kuptuar ende, nuk e ka mësuar ende, nuk e ditka ende, se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve është nën varësinë e Ministrisë së Punëve Publike, ku ai ka qenë ministër”.

Kurse vazhdoi: “E kuptoni se ç'tallje bën Saliu me Lulin, duke e hedhur si mish për top në Tiranë”.

Sipas Shalsit dhe Tahirit, “fajin nuk e ka Luli për broçkullat që thotë, fajin e ka Saliu që e ka hedhur si mish për top në Tiranë”.

e.t/NOA

KOMENTE