English

Shpërndante drogë në shkollë, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 37 vjeçar i dënuar për “Shitje të lëndëve narkotike”.

Euglent Bullaci, 37 vjeç, banues në Tiranë teksa shpërndante drogë pranë një shkolle, u ndalua në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije, se kapja dhe arrestimi i tij u bë sepse gjatë mesditës së djeshme, në afërsi të shkollës 9-vjeçare, “1 Maji”, nga kontrolli fizik i ushtruar ndaj tij, janë gjetur rreth 18 copë qese farmaceutike të mbushura me lëndë bimore.

Pasi u ushtrua kontroll në banesën e tij, u gjetën edhe qese të tjera farmaceutike të mbushur me bimë bimore të dyshuar si Cannabis Sattiva, në total peshonte 57,8 gram.

Sasia e drogës së gjetur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një telefon të markës “Nokia”, të cilat i kaluan më tej për hetime Prokurorisë së Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE