English

Tentativë vrasje kandidatit të PD-së për komunën Dajt, Besim Kuka

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Kandidati i Partisë Demokratike për komunën Dajt, Besim Kuka është bërë pre e një sulmi me armë.

Të dhënat paraprake flasin se shkak për këtë mësohet të ketë qenë një konflikt i ndodhur në ato momente mes autorit të sulmit Ylli Hidri dhe kandidatit të maxhorancës, i cili mësohet se po zhvillonte një takim me banorët e zonës.

Ngjarja e cila ka ndodhur ne zonën e Freskut, ka ngjallur panik te banorët përreth, pasi në tentativë për të vrarë Kukën, është qëlluar me armë ndaj tij.

Fatmirësisht ky incident është kaluar pa probleme për jetën e kandidatit të Partisë Demokratike.

Menjëherë pas të shtënave dhe sulmit ndaj Kukës, autori është larguar nga vendngjarja, për tu ndaluar më pas nga policia në zonën e Kombinatit.

a.y/NOA

KOMENTE