English

Tomas Kantrimen, vjen sot për herë të tretë në Tiranë

Tiranë, 1 prill, NOA - Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen, mbërrin sot në Tiranë për herë të tretë vetëm brenda pak kohësh.

Duke se afrimi i zgjedhjeve lokale, e ka bërë zyrtarin e lartë amerikan të marrë sërish rrugën drejt vendit tonë, për të lënë me siguri porositë konkrete të Uashingtonit rreth një zhvillimi sa më të mbarë të tyre.

Parashikohet që gjatë vizitës së tij në Tiranë, ai të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, duke u interesuar me ta posaçërisht, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 Majit.

Gjatë vizitave të tij të kaluara në Tiranën zyrtare, Tomas Kantrimen ka lënë gjithmonë porosinë e zhvillimit të një dialogu mes palëve dhe zgjidhjes sa më parë të ngërçit politik të krijuar që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend.

n.e/NOA

KOMENTE