Tiranë, 1 Prill, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin për deklaratat e fundit të kryeministrit Berisha mbi zhvillimet politike dhe interpretimin e tij për garën Basha-Rama.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Berisha: S’do pres/ Ndryshime në qeveri para votës së 8 Majit”, i cili flet për deklaratat e fundit të kryeministrit Berisha mbi situatën e krijuar në kabinetin qeveritar pas largimit të Bashës.
“Harrohet Vasil Bollano, Rama dhe Dule firmosin marrëveshjen për kandidatë të përbashkët”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Aksidentet, rregullat e reja për parkimin dhe qarkullimin”; “Gazetari austriak: S’e dija fituesin e konkursit të parlamentit”; “Qeveria bën zero taksën doganore për fasonet” etj.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Skënder Gjinushi: OSBE, palë në shkeljen e ligjit – Basha, një kriminel”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete deklaratat e fundit të kreut socialdemokrat mbi zhvillimet e fundit politike në vend.
“Raporti konfidencial i KLSH-së: Horrori i mbetjeve spitalore” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Dhori Kule kërkon shkarkimin e rektorit të Mjekësisë, Priftanji”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Tirana: Dorëhiqen Lulëzim Basha dhe Edi Rama”, i cili citon deklaratat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth shkeljes së afatit për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë bashkie në Tiranë.
“Lëvizja Zgjohu, sot fushatë kundër Lul Bashës” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar marrjes së një fondi të këtij organizmi, nga Fondacioni i Socializimit të Shoqërisë.
Kurse “Arvizu: Që nesër, drejtimin e Shqipërisë e marr unë” flet për një reagim të ambasadorit amerikan. (Botim special: 1 Prilli)
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “SHBA dhe BE, presion Tiranës”, i cili tregon Kantrimen vjen sot në Shqipëri fazën e tretë të negocimeve, pak ditë pasi u largua Lajçak.
“Izoloni të sëmurët e rrezikshëm” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prokuroria çarmatos Gardën e Republikës”, “Shqipëria, pjesë e rrjetit kombëtar të pagesave” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha: Tirana/ Basha, ku dallon nga Rama”, i cili pasqyron deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha gjatë një interviste televizive për emisionin Opinion.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Godo: Mjaft me Ramën, është koha e Lulëzim Bashës”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Basha: Tramvaj, me rrugë të pavarur nga trafiku”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 1 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.