Vlorë, 1 prill, NOA – Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, është mundësuar të sekuestrohet nga forcat e policisë paraditen e sotme.
Bëhet fjalë për plot 1 ton e gjysmë lëndë e dyshuar si hashash, e cila siç raportohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, gjendej në një skaf të huaj.
Ky i fundit lundronte në grykëderdhjen e Semanit, dhe mësohet se lënda narkotike që fshihej brenda tij, kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë.
Policia bën me dije paraprakisht se ende nuk ka asnjë të arrestuar, por se po punohet për identifikimin e poseduesve të kësaj sasie të konsiderueshme hashashi ... (vijon)
n.e/NOA