Tepelenë, 1 prill, NOA – Forcat e policisë së Tepelenës, kanë ndaluar një person nga Fieri, pasi ai ka vjedhur me thyerje një lokal në komunën Buz të Tepelenës.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është Mariglen Myftaraj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Fier.
Ndalimi i tij u bë për arsye se një muaj më parë, ka vjedhur me thyerje lokalin e personit me inicialet K.M, në fshatin Buz të Tepelenës.
Pasi ka thyer çelësin e derës me një levë lekuri, ai ka vjedhur në këtë lokal një shumë të konsiderueshme të hollash, pije alkoolike, steka me cigare si dhe sende të tjera me vlerë rreth 100.000 lekë të reja.
Më pas, kapja e këtij personi u bë e mundur në banesën e tij në Polvec të Fierit, në bashkëpunim me komisariatin e Fierit.
Ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA