Prishtinë, 2 prill 2011, NOA – Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili nga e hëna do të ushtrojë rishtas detyrën e presidentit të Kosovës pas rrëzimit të zgjedhjes së Behgjet Pacollit nga Kushtetuesja mendon se Kosova ka hyrë në një realitet të ri.
Krasniqi e argumenton këtë me faktin se pas shpalljes të pavlefshme të zgjedhjes së presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli, partia AKR e tij ka nisur të mendojë për të riparë marrëveshjen me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.
Sipas Ushtruesit të detyrës së presidentit kjo situatë politike kërkon një zgjidhje urgjente.
Krasniqi bëri me dije se tanimë pas këtij momenti vakuumi politik nuk duhen zgjedhjet e parakohshme.
Por Krasniqi nuk i komentoi fjalët e përhapura për një rishikim të marrëveshjes me PDK-në nga AKR-ja, duke nënvizuar se nuk ka dijeni për takime mes dy forcave aleate në qeveri.
Sikundër bëjnë me dije mediat kosovare deklarata e Krasniqit pasoi anulimin e ceremonisë së dorëzimit të detyrës Jakup Krasniqit nga partia e Pacollit me pretekstin AKR ishte mbledhur për të rishqyrtuar qëndrimin në lidhje me koalicionin qeverisës.
Këtë gjë e kanë pohuar edhe drejtues të Aleancës Kosova e Re.
Pas rrëzimit të presidentit Pacolli nga Gjykata Kushtetuese, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të AKR-së Ibrahim Makolli që u vu në krye të partisë pas ngrirjes së postit të kryetarit nga ana e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar se AKR është në proces diskutimi me strukturat e brendshme.
“Ne jemi në konsulta të brendshme në vazhdimësi për të gjetur një zgjidhje”, tha makolli.
mit/NOA