English

E kërcënon me armë dhe i kërkon 100 mijë euro, pranga agresorit

Ferizaj, 2 prill 2011, NOA- Një person ka rënë në prangat e policisë së qytetit të Ferizajt në Kosovë pasi ka kanosur me armë një person tjetër.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti saktësojnë se pasi e ka kërcënuar të dëmtuarin agresori i ka kërkuar atij një shumë të ardhurash prej 100 mijë euro.

Fatmirësisht i gjithë episodi i ndodhur mes dy kosovarëve ka përfunduar pa problem pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, e cila e ka arrestuar menjëherë agresorin, duke bërë që ai të përballet me akuzat për veprën penale të konsumuar.

a.y/NOA

KOMENTE