Tokio, 2 prill, NOA – Popullata japoneze gjendet vërtet në panik, pasi tashmë të gjithë e kanë marrë vesh dhe nuk e fsheh dot më askush, se rreziku i pranisë së radioaktivitetit është prezent në jetën e saj.
Kjo pasi u vërtetua se shkalla e kontaminimit të ujit që rrjedh në det nga reaktori i centralit bërthamor të Fukushimas, është 10 herë më e lartë se sa radioaktiviteti i ujit në një reaktor që funksionon normalisht.
Kjo bën që gjithnjë e më tepër ujë i helmuar radioaktiv të rrjedhë në det.
Një gjë e tillë ka bërë që qindra japonezë të demonstrojnë në qendër të Tokios, duke kërkuar urgjent nga shteti i tyre braktisjen e energjisë atomike.
n.e/NOA