English

Krasniqi merr zyrtarisht të hënën, postin e Presidentit

Prishtinë, 2 prill 2011, NOA- Behxhet Pacolli, Presidenti i shpallur jo i ligjshëm nga Gjykata Kushtetuese në Kosovë, pritet t’ia dorëzojë vendin e tij ushtruesit të detyrës, Jakup Krasniqi.

Ky transferim i detyrësi i cili ishte planifikuar të bëhej ditën e sotme është shtyrë për të hënën, me kërkesë të Pacollit.

Burime zyrtare nga Presidenca e Kosovës bëjë me dije se, me kërkesë të presidentit të deritashëm, Behxhet Pacolli, për shkaqe objektive, dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nga Behxhet Pacolli te kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Ushtrues i Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, nuk do bëhet ditën e shtunë, siç ishte planifikuar, por do të bëhet të hënën, në Kabinetin e Presidentit.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Xhersi Jackson13:25 - 02 Prill 2011
    waww shum mir.