Shkup, 2 prill, NOA – Kufiri Kosovë-Maqedoni do të administrohet në mënyrë të përbashkët mes dy vendeve.
Një fakt i tillë pohohet në marrëveshjen që sot ministrat e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska nënshkruan në Shkup.
Mes të tjerash, ajo parashikon edhe që të aplikohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime.
Por kjo do të ndodhë pas aplikimit të dokumentave biometrike nga pala kosovare.
Ndër të tjera, marrëveshja parashikon edhe formimin e një qendre të përbashkët për kontroll tejkufitar.
Ajo do të krijojë kushte për thjeshtësim të procedurave për kalimin e kufirit. Kuptohet, parakusht mbetet edhe plotësimi i disa kritereve ndërkombëtare. n.e/NOA