English

Masakër në Bregun e Fildishtë, mëse 800 të vdekur në luftime

Abixhan, 2 prill, NOA – Të paktën 800 persona mësohet se janë vrarë nën efektin e dhunës në qytetin e Duékoués, të Bregut të Fildishtë perëndimor.

Ky është bilanci tragjik që konfirmojnë mediat vendase pas skenës së luftimeve të ashpra në ditët e fundit mes të forcave të presidentit të zgjedhur dhe rivalit të tij, Alassane Ouattara Laurent Gbagbo.

Kjo shifër u njoftua edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, përfaqësuesit e të cilëve thonë se kanë parë "një numër të madh të trupave” dhe se ka qenë një masakërm veçanërisht tronditëse sa i përket brutalitetit.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Franca dhe Unioni Afrikan i kanë bërë thirrje Gagbos të japë dorëheqjen menjëherë.

n.e/NOA

KOMENTE