English

Milan trondit Interin në “San Siro”, 3-0

Milano (Itali), 2 prill, NOA - Milani ka mposhtur Interin me rezultatin 3:0. Aleksandër Pato ka ka qenë protagonist ndeshjes së madhe të kampionatit italian duke i hapur rrugën Milanit drejt titullit kampion. Pato kishte sonte natën e vet. Në minutën e parë e ka tronditur kampionin në fuqi, duke shënuar golin e parë.

Chivu në minutën 54-të është ndëshkuar me karton të kuq dhe nga kjo minutë Interi mbeti me një futbollist më pak. Epërsinë numerike në fushë kryesuesi i tabelës ka shfrytëzuar mjaft mirë dhe ka ngritur shifrat në 2:0 pikërisht në minutën e 62-të.

Abate ka asistuar dhe Pato ka ndërhyrë edhe më mirë për të shënuar një tjetër gol Në minutën e 90-të, Interi pëson edhe një goditje tjetër të rëndë. Penallti për Milanin dhe i pagabueshmi Cassano, duke shtuar shifrat në 3:0. Casanno në minutën e 90-të është ndëshkuar me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Milani me tri pikë të reja shkëputet me pesë pikë (65 pikë) në krye të tabelës ndaj Interit që renditet i dyti me 60 pikë.

a.k/NOA

KOMENTE