English

MSH: 1 % e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga autizmi

Tiranë, 2 prill 2011, NOA- Autoriteti më i lartë shëndetësor në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka mbështetur aktivisht të gjitha nismat dhe veprimtaritë që adresojnë problematikën e çrregullimeve të spektrit autik.

Sipas kësaj ministrie, qendra “Fluturo për Jetën” me mision ndihmën për fëmijët që vuajnë nga çrregullime të spektrit autik si dhe familjet e tyre, themeluar nga Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë “, drejtuar nga Znj. Liri Berisha, është një aset i çmuar për sistemin shëndetësor shqiptar.

Kjo qendër krahas shërbimeve dhe diagnostikimit dhe trajtimit, kjo qendër shërben edhe për të trajnuar mjekë, infermierë, psikologë, logopedistë, punonjës socialë dhe terapistë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të dhënat mbi barrën e sëmundshmërisë në popullatë: të pakten 1% e popullsisë vuan nga çrregullime të spektrit autik.

Në dhjetorin e kaluar, Ministria Shëndetësisë, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” dhe “Autism Speaks”, lançuan Rrjetin Rajonal të Autizmit për Europën Juglindore.

Qëllimi i Rrjetit Rajonal të Autizmit për Europën Juglindore është krijimi i një partneriteti mes Shqipërisë, Bosnjes dhe Herzegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Turqisë, për të identifikuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet çdo vend si dhe hartimin e strategjive kombëtare dhe rajonale.

Sipas kësaj ministrie meqënëse çrregullimet e spektrit autik përfshijnë çrregullime ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje agresive dhe të çuditshme ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit me fillese përpara moshës 3-vjeçare, është gjykuar e domosdoshme përfshirja e personelit shëndetësor të konsultoreve të fëmijëve në diagnostikimin e hershëm përmes instrumentave të vlerësimit dhe diagnostikimit psikologjik.

a.y/NOA

KOMENTE