Tirane, 3 prill 2011, NOA- Gjate dites se nesërme moti i kthjellet pritet te dominoje gjithe vendin.
Shkak per kete do te jene masat ajrore te qendrueshme te cilat do te dominojne Shqiperine edhe te dielen.
Moti i kthjellet do te karakterizoje zonat bregdetare dhe zonat e ulta ndersa ne zonat malore parashikohet te kete kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Shqiperia
Sipas MeteoAlb, edhe pjesa e dyte e dites do te mbetet me kthjellime ne pjesen me te madhe te territorit, perjashtuar zonat malore te cilat do te vijojne me kthjellime, vranesira dhe shira lokale.
Ne keto kushte te kthjellimeve dhe vranesirave kalimtare do te jemi edhe gjate nates.
Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme ato do te qendrojne konstante si ne vlerat e mengjesit edhe ne te mesdites.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete 2 balle.
Europa
Europa veriperendimore dhe Ishujt Britanike do te mbetet ne kushtet te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te jene prezent gjate gjithe dites.
Problematike situata do te jete edhe ne jugperendim ku ne Portugali dhe Spanje do te kete rrebeshe shiu, stuhi te forta ere si edhe dallge te larta ne det.
Gjithashtu reshje te dendura shiu dhe debore do te kete ne Suedi dhe Finlande.
Ndersa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te jete me kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Britania rrezikon rrebeshe shiu dhe stuhi ere
- Gjermania alarmon reshje shiu dhe mjegull
- Finlanda do te mbetet me reshje shiu dhe debore
a.y/NOA