English

Parlamenti maqedonas shpërndahet deri më 16 prill

Shkup, 2 prill 2011, NOA- Parlamenti i Maqedonisë pritet të shpërndahet brenda datës 16 prill, pasi pritet që pas kësaj date të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme zgjedhore.

Burime zyrtare nga Kryesia e Kuvendit maqedonas bëjnë me dije se përpara se të bëhet ky veprim do të miratohen të gjitha nismat e lëna në mes nga ana e parlamentit, kryesisht ato që do të kontribuojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Opozita parlamentare pavarësisht këtij fakti ka bërë të ditur se do të vazhdojë rrugën e saj të bojkotit.

Rreth 100 ligje janë lajmëruar nga maxhoranca qeverisëse për miratim para mbajtjes së zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme në një seancë të jashtëzakonshme të votohet në parlament.

Ndërkaq Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor.

a.y/NOA

KOMENTE