Tiranë, 2 prill NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e SHTUNË, 2 prill 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.
Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al
Gazeta “Mapo” hapet me titullin kryesor; “Incidenti në fushatë me kandidatin e PD-së, qëllohet me 4 plumba shotgani”, i cili pasqyron incidentin me armë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në kryeqytet.
Disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë: SHBA: S’ka kohë për ndryshimin e Kodit, por ka kohë për dialogun”, “Punësimi në Itali, ja si do të njoftohen shqiptarët”, “Marrëveshja, PS nuk firmos, vë kushte”.
E përditshmja “Standard” ka si titull kryesor në numrin e sotëm; “Stalini-Enverit: Mos vrit intelektualët dhe borgjezinë”. Dossieri flet për zbardhjen e bisedës së bërë mes dy ish-diktatorëve në lidhje me drejtimin e shtetit.
Disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Autizmi, qendër e re trajtimi për fëmijët në qytetin e Elbasanit”, “Kantrymen: Saktësia e listave zgjedhore shumë e rëndësishme”, “Qëllohet me armë kandidati i PD”, “Pallatet e Koços ndanë PS nga PBDNJ”.
E përditshmja “Koha Jonë” ka si artikull kryesor në numrin e sotëm; “Opozita, Ngjela: Nuk ka zgjedhje më 8 maj”, i cili i referohet kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi për zhvillimet politike dhe fatin e zgjedhjeve vendore.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Kantrymen: Dialogu politik i ngutshëm”, “Basha: ‘Ali Demit’ do t’i rikthehet shkëlqimin”, “Edi Rama nis investimet për gjelbërimin e Tiranës”.
E përditshmja “Metropol” hapet me titullin kryesor; “Qëllohet me armë kandidati i PD në Dajt”, i cili flet për incidentin e ndodhur dje me kandidatin e mazhorancës në komunën Dajt në Tiranë.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Kantrymen: S’ka kohë për Kodin, palët të gjejnë dialog”, “Pensionet, ndryshimi i moshës për vitin 2011”, “Basha tek Ali Demi: Rigjenerimi i lagjeve dhe në brendësi të tyre”.
Gazeta “Ballkan” hapet me titullin kryesor “Anëtari i PS qëllon kandidatin e PD”, i cili flet për incidentin e ndodhur dje me kandidatin e PD.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Ish-pronarët 140 aplikime pranë AKKP”, “Kantrymen: Zgjidhni krizën, rrezikohet integrimi”, “Kume: Rama dhe Basha, jo regjistrim në KQZ”.
Gazeta “Republika” hapet me titullin kryesor; “Qëllohet kandidati i PD”, i cili pasqyron detaje nga ngjarja e sulmit ndaj kandidatit të PS në Dajt.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Kantrymen: Nga zgjedhjet varet integrimi, të respektohet pavarësia e KQZ”, “Rama me banorët e Tiranës, investime për komunitetit”, “Drejtoria e Shëndetit Publik 50 mijë lekë gjobë tregjeve”.
a.k.NOA