English

PD: Rama të distancohet nga krimet elektorale

Tiranë, 2 prill 2011, NOA – Partia Demokratike akuzoi sot lidershipin e Partisë Socialiste Edi Rama për tentativën e vrasjes së kandidatit të mazhorancës për komunën Dajt, Besim Kukës.

“Ishin kocka mafioze e Edvin Kristaq Ramës, eksponent i krimit të Partisë Socialiste, ata që qëlluan 4 herë në drejtim të kandidatit për kryetar të Komunës Dajt, Besim Kuka, me qëllim eliminimin fizik të kundërshtarit”, deklaroi zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj.

Partia Demokratike dënoi aktin e shëmtuar kriminal dhe i kërkoi Edvin Ramës të distancohet dhe të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë për këtë tentativë për vrasje. Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj Albana Mustafaraj i bën me dije Edi Ramës se për çdo dhunim, cënim, apo kërcënim të kandidatëve të Partisë Demokratike në mbarë vendin, do të ketë një përgjegjës dhe vetëm një, dhe ky do të jetë Edvin Kristaq Rama.

Sipas PD-së kryesocialisti Rama e nisi fushatën elektorale të partisë së tij me një akt të rëndë kriminal, me të cilin sikundër denoncoi PD, Rama dëshmon moralin e tij politik.

mit/NOA

KOMENTE