Vatikan, 2 prill, NOA – Gjashtë vjet më parë, bota e krishterë humbi një nga përfaqësuesit e saj simbol, Papa Vojtilën.
I njohur nga të gjithë si Papa Gjon Palit, ai njihet si një ndikues i madh në zhvillimet e dekadave të fundit në mbarë botën.
Tashmë, kjo figurë e katolicizmit gjendet drejt rrugës së shenjtërimit, në kërkim të hapit të ardhshëm, kanonizimit.
Etapat e jetës fetare të Vojtilës ishin të tilla që ai në moshën 26 vjeç të ishte prift, 38 vjeç peshkop, 42 të merrte pjesë në koncilin Vatikani II, 43 të ishte kryepeshkop i Krakovias, 47 vjeç të ishte kardinal dhe në moshën 58-vjeçare të arrinte të bëhej Papë.
n.e/NOA