English

Radioaktiviteti në Fukushima, prek atmosferën e bujqësinë, evakuohen punonjësit

E shtunë, 2 prill 2011, NOA- Si rrjedhojë e shpërthimit të centralit bërthamor në Fukushima në Japoni, rrezatimi dhe radioaktiviteti i lëshuar prej tij ka kaluar në atmosferë.

Vetëm dy ditë më parë autoritete evakuan forcat e shpëtimit në këtë central bërthamor, për shkak të tymit të lartë dhe pamundësisë për të punuar në të.

Bujqësia e zonës përreth është dëmtuar pa masë dhe flitet që duhen të paktën 100 vjet që të largohen mbetjet e tij nga ambienti përreth.

Në provincën e Fukushimës dhe provincat përreth Ivatre dhe Ibaraki, është gjetur jod me radioaktivitet në qumësht dhe spinaq. Sasia e gjetur e kalon 27 herë kufirin e lejuar. Autoritetet bënë thirrje për të mos përdorur më artikujt ushqimorë me rrezatim. Shitjen e tyre megjithatë ata nuk e kanë ndaluar, sepse nuk ekziston rrezik akut.

Ndërkaq pak ditë më parë gjurmë të këtij radioaktiviteti u gjetën edhe në Tokio në ujin e pijshëm.

Një element kyç për shpërndarjen e këtij rrezatimi janë edhe erërat e forta të cilat ndihmojnë përcjelljen e tij në zona të tjera duke i kaluar kufijtë e qytetit.

Ndërkaq banorët shprehin pasiguri për jetën, ushqimet që konsumojnë dhe ajrin që thithin, duke shtuar se, e ardhmja e tyre është në rrezik.

Autoritete mjedisore, dhe specialistët e kësaj fushe shprehen se punonjësit që po merren me ftohjen e reaktorit mund të thithin pluhurin me radioaktivitet.

a.y/NOA

KOMENTE