English

Rrëzimi i Pacollit nga Kushtetuesja, Jakup Krasniqi sërish president në detyrë

Prishtinë, 2 prill, NOA – Ashtu siç ndodhi pas rrëzimit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu nga Gjykata Kushtetuese, edhe në rastin e ngjashëm me presidentin e ri Bexhet Pacolli, do t’i takojë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi që të marrë në dorë frenat e shtetit.

Kështu, ai pritet që të jetë sërish president në detyrë, pasi me kërkesë të presidentit të deritashëm, Bexhet Pacolli, ndaj tij do të kryhet dorëzim-pranimi i detyrës së kreut të shtetit kosovar.

n.e/NOA

KOMENTE