English

Sulmi, vriten 8 punonjës të OKB-së në Afganistan

Sharif, 2 prill, NOA – Një sulm me armë në një nga zyrat e pranisë së Organizatës së kombeve të Bashkuara në Afganistan, ka lënë të vdekur në vend të paktën tetë punonjës të saj.

Lajmi bëhet me dije nga mediat e huaja, sipas të cilave, ngjarja e rëndë ka ndodhur përkatësisht në qytetin e Mazar e-Sharifit.

Sipas tyre, gjithçka ndodhi gjatë një proteste kundër djegies së Kuranit në një kishë amerikane gjatë muajit të kaluar.

"Ne jemi duke punuar për të njohur të gjitha faktet dhe po kujdesemi të mbrojmë stafit tonë," tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, lidhur me një fakt të tillë të rëndë,

n.e/NOA

KOMENTE