Tiranë, 2 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme u nda nga jeta udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve bektashinj në Shqipëri, Haxhi Baba Dede Reshat Bardhi.
Ai u nda nga jeta gjatë paradites së sotme në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje që e kishte prekur prej vitesh.
Më poshtë historiku i jetës së Haxhi Baba Dede Reshat Bardhi:
Emri: Reshat
Mbiemri: Bardhi
Mëmësia: Hana
Kryegjysh Botëror më :19 korrik 1993
I fundit i shekullit XX Ai është i fundi nga kryegjyshët botëror, që duke ardhur nga zona e të zgjedhurve, ka eksperiencën shpirtërore me peshën e dy shekujve. Në zhegun përvëlues të 19 korrikut ‘93 u zgjodh në krye të hierearkisë të urdhërit të bekatshizmit.
Ishte një përsëritje besnike e gjërave. Sepse në zhegun e viteve 1967, 25 vjet më parë, në vigjilje të dekretit shtetëror, " të ërrësirrës shpirtërore", Dede Ahmeti i tha : Po të dorëzojë çelësat e bektashizmit. "Porse këto fjalë, përmbajnë dekretin e shenjtë,që sot varet në dhomën e tij të punës, ku thuhej ":Urdhëroj të gjithë klerikët dhe besimtaret bektashinj,jo vetëm të Shqipërisë,por të gjithë globit ta njohin Reshat Bardhin në vendin tim, sepse ky është pasqyra më e ndritur, që do të prije denjësisht. Të diturit do ta nderojnë me diturinë e tyre, bujarët ta ndihmojnë me bujarinë e tyre. Të gjithë besimtaret pa përjashtim ti përulen dhe të marrin dritë prej tij, ashtu si yjet marrin dritë nga dielli", Ahmet Dede, 30 qershor 1967.
Në të vërtetë,ai ishte dekreti i shenjte,që ishte vënë firma nga një kryegjysh,që kishte ndjerë shenjat fatale të një luftë të pakuptimtë të shtetit, karshi shërbimeve fetare . Kishte lënë dekretin e shenjtë,ndonëse përkohshmëria e jetës së tij,do të ndërpritej në vitet ‘80. Qe lamtumira e një shpirti, që këputej nën dihatje të një mbrëmje vere. Dede Reshati, nën pullazin e kësaj selie të shenjte është i fundit përcjellës i dritës së dervisgëve, në perëndim të shekullit të 20. Ai është ndërtues i besimit të këputur,që filloi menjëherë në post-kohën ’90.
Vendlindja
Lusni është fshat i largët në Kukës. Pemët tunden nga era më e lehtë. Male të veshur me drurë të kërrusur, gjelbërim prilli me fërfëllimën e arave.
Profili i tyre i rreptë, mbështjell qeleshe dëbore, me erën, që valëzon pemët , dimrave të ftohtë.
Madhështia në këto vise,qëndron në impresionin e një gjelbërimi me frymëmarrje gjethesh marramendëse, që kthehet në pranverë, në det gjelbërimi, ku fantastikja të futet në thellësi të shpirtit.
E lehtë, e pastër sakaq s'ke çfarë të mos ëndërrosh. Mes viseve në bjeshkë gjenden kullat e shpërndara.
Në këto vise, që i rreh dimri, që i përkëdhel pranvera, në një ditë të mërmërimës pranverore, ku e padukshme është ora e kuptimit gjelbëror, në këtë stinë lindi Reshat Bardhi. .
Ura e lindjes: Klithmën e parë e javës së parë të marsit çliron të fundit e stinës dimërore. Regjistri i lindjes: 4 mars 1935. Kulla e Bardhajve në Lusn, në ekstazën Pranvere, gjallërohej nga shpirti ngjadhënjimtar i cicërimave fëmijnore të 8 femijëve të kësaj familje të madhe.
Regjistri gjinor: 4 djem të hijshëm. Midis tyre njeri ishte një lule e jashtëzakonshme. Kjo lule e dehur nga ekstaza pranverore ishte Reshat Bardhi.
4 vajza faqe flakërim si pjeshkë. Një dite prilli siç është shkruar nëpër gazeta, kullën e Bradhajve e përvëluan flakët.
Fqinjët, ata veriorët të pjesës së ngrysur të Ballkanit eksportuan vëllavrasjen, në këto vise. Pragu hyrës: Njerëzit, pjesa më e madhe e tyre, që kanë jetuar jetën e shpirtit, për të kaluar në urën e padukshme, kanë bërë gjithfarë pune. Nga ç’kemi mbledhur fakte, Reshat Bardhi ka përshkuar këtë rrugë.
Përmbi mjegullën pluskuese të atyre viteve fëmijnore në Tiranë, portën e kryegjyshatës e ka kapërcyer veçse 10-12 vjeç, kur e dërguan të ruante tufat e dhenve.
Reshat Bardhi, brenda oborrit të kryeteqes, mori njohuritë e shkollës së parë të bektashizmit.
I pari dervish, që përshkuan ishte baba Rustemi. Mbeti në guackë të kësaj godine.
Kryegjysh Botëror
Kryegjysh Botëror i Bektashizmit është hirësia e tij Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Ndjekësit e këtij tarikati, që në Shqipëri nuk janë të pakët, por edhe në botë e cilësojnë, një gurë të çmuar të këtij tarikati shpirtëror.
Nga ky gur i çmuar, së bashku me ndjekësit e vetë, sot tingëllon i plot bektashizmi. Ai i ka dhuruar tarikatit,jetën,por të konsolidohej me frymë të lartë.
Qe i sigurt se nuk do tu duhej më ditëve pa frymën e dervishëve. Kurrë s'kishte për ta braktisur, sepse urë do të bëhej, që të shkonte te njeriu,fryma e Zotit.
Madhështia e Reshat Bardhit, qëndroi se ai si një varg klerikësh me gjithë tundimet e regjimit, përtej kufijve të realitetit, në kohë persekucioni, asnjëherë nuk humbi vizionin për frymën e lartë.
Agjentët e sigurimit, një pasditemësuan se dekreti i shenjtë gjendej ne duart e Reshat Bardhit.
Ishte kryegjysh Boteror i bektashizmit në kushtet e një regjimi, që e kishte shpërndarë bekatshizmin si të gjitha tarikatet e fetë dhe u kishte lidhur gojen teqeve.
Ishte zgjedhur në fshehtësi për të vijuar e mbajtur tarikatin në ilegalitet, në kushte të rënda, kur nuk bëhej fjalë për shërbime fetare publike, por shpresa ishte përvijuar në vegimet ëndërrore të tyre dhe qartazi lexohej se tarikati i ndërprerë do të fillonte të fliste me gojën e vet me ritet e tij me dervishët e vet, provë e këtyre vegimeve dhe kësaj qëndrese ishin thëniet e dede Ahmetit : "Unë do të largohem në vitet ‘80, ti do të jesh kryegjysh botëror i bektashizmit" .
Pothuajse kurrë nuk do të shkonte mendja se gjërat ndodhin, pas një copë kohe, tepër të gjatë.
Kjo flitet se i ka detyruar agjentët e sigurimit, të zgjoheshin se ky dekretim i shenjtë, që fliste me orën e pagabueshme të dervishëve ,ishte trashëguar dhe ishte parë në thellësi të kohës.
E kuptueshme ishte se ky dekretim i shenjtë, rastësisht nuk kryhej, në një kohë dhe atmosferë të ndaluar në Shqipëri,për urdhrat fetar,pa patur një qëllim.
Agjentët e sigurimit të shtetit, mësuan se ndonëse në ilegalitet dervishi më i lartë ishte autoritet për besimtarët.
Ndryshe nga masat represive, që vepronin në kahje të njëjtë , zgjodhën kahun e kundërt. Nganjëherë qeveritarët apo regjimtarët, qofshin këta më të egër pranojnë të bëjnë kompromise.
Ndërkohë duhet kuptuar si lexohet ky lloj kompromisi. Po më e keqja qëndronte në faktin se ai përmbante një prapavijë të fshehur.
Vetë udhëheqësi i shtetit E.H në një libër voluminoz të tij e kishte pranuar se bektashinjtë i kishin bërë shërbime të mëdha Shqipërisë. Kështu që bëhet fjalë se mund të jetë përpunuar me hollësi mënyra e blerjes. Pra, që ideja të blihej pëllumbi qiellor në gjuhën e tyre të koduar, të zbulimit të fshehtë shprehej: të bashkëpunoje me organet e shërbimit sekret të shtetit.
Duke vazhduar kjo komentohej se kjo pakicë njerëzore nuk e ndërtonte dot raportin e të jetuarit, përveçse në tokë, por çfarë ishte për ata kjo e fundit.
Vendbanimi i atyre ku dërgoheshin si vdekatarë të zakonshëm. Çfarë ngjau në fakt me dervishin Reshat Bardhi?
Nuk është më, por një fermë frutikulture në periferi ka mbajtur me bukë në punë të vështira dervishin pa teqe. Punët e bujqësisë përmblidhnin, “vite shiu,dimra të ftohti, zheg, përvëlimë.
Gjejmë fillin tjetër: Shërbimet në vende fetare, ritet,fatet,dritësimi, gjithçka që do të përmblidhte vdekjen për sistemin socialist,do ti hiqte qafe një dekret-dimri i ’67-ës.
Por dekretbërësit e këqinj nuk e kuptuan se kjo nuk ishte shuarje e shërbimeve fetare,por një ndërprerje e përkohshme.
Kundër gjithë shërbestarëve u përdorën: fyerjet, u shkallmuan institucionet, i pushkatuan më të diturit,i mbyllën në biruca më të fortët,i torturuan fushave, u hoqën rrobën, i gjurmonin, pra,ç'nuk ndërtuan, që gjuha e tyre pothuajse të heshte.
Ndonëse për 25 vjet humbjet e arkivuara,janë të rënda, për bekatshizmin, ai bulëzoi sepse ishte valëzim i largët i ngjizur larg prej këtej.
Mërmërima pranverore
Kryegjyshi Botëror nuk bëri përjashtim nga parardhësit. Ata të gjithë kishin diçka misterioze. Në detin e shpirtit, përzihet ngazëllimi, dehja mëngjezore , përhumbja, dritësimi është thelbi i qëllimit të tyre shpirtëror.
Përpara se të shuheshin, për të shkuar në tyrbet e tyre, kishin qëndruar, sipas fatit në majë të hierarkisë së tarikatit.
Po nëse dua ti njoh, në të gjithë stinët, që sjell viti, ruajnë veshjen gjelbërore, atëherë takoji.
Kjo është simbolike e trashëguar nga Ehlji Bejti. Është ajo mërmërima e pafundësisë pranverore.
Është, ajo zhaurima e jetës, që nis të flas në çdo mars, në stinën e gjëmimit pranveror, me dihatje gjethesh e fërfëllim jete, kur është “dekretuar", gjëmimi i jetës.
Është ripërcjellja e jetës. Është vazhdimësia e pandërprerë e besimit fetarë.
Observatori
Në një mënyrë ose tjetër,dervishët mund të vlerësohen për aftësitë e tyre , që bëjnë punën e një “observatori njerëzor”.
Kryegjyshët, pra në përgjithësi dervishët janë një mishërim i atyre njerëzve të pakët, por të zgjedhur, që kanë një përkujdesje, pra për njerëzit,punojnë për mirësinë e tyre me frymën që u ka inspiruar udhërrëfyesi.
Madje fletët e kësaj jete dervishi janë të mbushur nga sjellje të veçanta. Por veç kësaj është vërejtur se një çuditshmëri gjërash që lidhen me fatin që i ndjek pas.
Pas dervishëve të këtyre njohurive edhe Reshat Bradhi futet në këtë qerthull. Çfarë do të veçonim: Rreth,10-12 vjeç, kur gjendej me tufën e deleve të teqes. Ishte flladi, zëri, që e thërriste për tu gjendur në teqe. Bëhet të kuptohet ndërkohë se kohët më vonë e kishte konceptuar jetën në teqe si një dritare ku do te ndiqte lëvizjen yjore gremisjen e tyre. Prandaj i ishte dashur në shpirt, një jetë ëndërrimtari ,siç e kanë dervishët e vërtetë.
Parathënie fatesh
Parathënia e fatit për dervishin R.Bardhi ka qenë shenjë. Kjo shenjë është përgjërimi i një shpirti,që me shqetësim përpëlitet.
Ka një kut krahasimi me lundrën, që voziste një cërkë të bardhë në mjegullina të bjeshkeve. I mpiksur konstrukti jetësor në bjeshkë, në Lusnë, aty rreth viteve ‘35. Një thirrje e mbërritur nga thellësia, ishte inspiruar, për ditën e dervishit.
Ardhja në teqen e Tiranës, por në ç’moshë të njomë. Kështu një farë mënyre, për ta gjetur veten në teqe.
Ka zëra, që më kanë rrëfyer se familja Bardhi ka zbritur nga fshati malor, që mbytej me vetëtima e lagështi, ai kundërmonte aromë bjeshke kur hyri në teqen ose shtëpinë e dervishëve.
Një llojë poleni lulesh,që e mbartin , njerëzit,që kanë jetuar nën flladin erëmirë. Çfarë përfaqëson ardhja në teqe?
Në të vërtetë ardhja e Reshat Bardhit, është njohur si mbarësi për udhën e mëvonshme , kur do të ndihej qartë kumbimi i saj.
Kjo ardhje duhet konsideruar e tillë,që instrumenti i fshehtë që mundet të jetë qiellor,pra përtej horizontit tonë,dinamikën e kësaj lëvizje me siguri, e ka studiuar.
Por ardhja e Reshat Bardhit në dyert e shtëpisë së dervishëve,duhet parë si rasti i atij njeriu,që një ditë do të zbukuronte kurorën e lartë të hierarkisë së bektashizmit.
Kurse disa ardhjen e tij në moshë të re në dyert e teqes e lidhin me logjiken e ardhmërisë. Kjo shqyrton faktin, pranë fiziku, kërkohej e qënësishmja, pjesa shpirtërore e përndritur. Kësisoj, kjo ardhje në dyert e bektashizmit ishte një lloj njohje, për guackën e ditëve që shpirtin do t'ji drithëronin.
Ardhja në teqe ishte një lloje perceptimi për pakufirin kohor, që duhet të mbart, një seli e shenjtë si Kryegjyshata Botërore,një seli pasardhëse e dervishit sufi të Horosanit Haxhi Bektash Veliut,plakut mendjendritur.
Reshat Bardhi: hyri në këto mjedise të kryegjyshatës, një ditë të vitit ‘45. Brenda një shtëpie dervishi. Çfarë ndodhi?
Dervishët e Haxhi Bektashit ruanin veshjen të bardhë gjelbërore. Një lloj kombinimi stinor. Në atë strehë dervishësh,dhe zgjimet mëngjezore sa të çuditshme .
Tharmi i fjalëve të padeshifrueshme të banoreve të shtëpisë së dervishëve, nuk e shprehte goja, por një klithmë shpirtërore,i shte një mesazh pse të mos e quajmë hapësinor.
Indi i shpirtit
Kryegjyshata, kjo strehë kryegjyshësh, për Reshat Bardhin ishte arteria e Zotit. Në atë portë të kyçur mejdani kur deri atëherë hynin dervishët,do të hynte ,por vite më vonë. Ishte tepër pranë atij kurthi misterioz, që jep shkas për fluturime të dukshme yllësore. Ishte aty, por vite më vonë,mësoi si të zbonte errësirën e shpirtit.
Një ditë kryegjyshi botëror e mori dhe shpuri tek varri i Naimit, midis kryegjyshatës dhe tyrbeve.
Çfarë i ka thënë është një eingmë. Po ne kemi siguruar dëshmi edhe nga disa shkrime në shtyp. I kishte thënë kryegjyshi, se kjo jeta e tyre shfaqej më një “kërcënim vezullues”. Përmbante ligje, kode, dekrete, por tharmi i saj transmetohej verbalisht,pra ishte i shkruar diku,ndoshta në fir. Konceptin e parë për Zotin, në teqe e mësoi.
"Në shkreptimën e parë, që jep agu i ditës, është Zoti. Poleni, që lëshon në atmosferë lulëria është begatia e Zotit. Deti që mbledh valët dhe lëshon valët është fuqia e Zotit.
Pika e vesës permbi lulet e bardha të bajames, është frymëzimi i Zotit.
Yjet e zbehur dhe yjet ndriçues janë të Zotit. Mirësia e njeriut është e zbritur nga dora e Zotit Por ay dritësim,që prej qindra miliona vitesh, ruhej me porta të kyçura. Përse kështu vallë kjo hije fshehtësie. Ishin qindra ushtarë-perde,që e ruanin nga sytë kuriozë. Pyetja torturuese, për atë që do të komunikoj, ka një mënyrë. Posaçërisht kjo ishte "gjuha e zemrës", që ndërmerr komunikimin. Në teqe mësoi se sidoqoftë rruga, shfaqte mistere. Por më së paku, ajo përmbante një kosto jo të vogël shpirtërore. Brenda dhjetë vjetëve kohë në shërbim të teqes, mësoi se në vend të territ në këtë vend të dervishëve,i zbriste kthjelltësia. Flitet se ka qëedruar gjithsej,10 vjet në teqe.
Ka patur kohë që ta kuptojë se rruga e madhe do të "dekretohej", në shërbimin e dede Ahmetit Myftarit.
Vitet 5O
Një copëz historie në vitet ‘50 në shtëpi të dervishëve të botës,që gjendej në Tiranë. Në mes të viteve ‘50, shekulli i XX mbrinte në gjysëm të rrugës së tij. Kishte 8 vjet,që tarikati i bektashizmit botëror të qëndërzuar në Tirane,që prej vitit ‘48 e udhëhiqte dede Ahmeti. Me mbarim të arit vjeshtor u zhduk vjeshta e vitit ‘45.
Meqënëse dimri priste radhën e sulmit, ishte mjegullinë. Pikërisht, sipas të dhënave të asaj kohe, janë hedhja në letër e dekretit të kobshëm,për shkatërrimin e vendeve fetare,që prej shekujsh vepronin në tokat shqiptare.
Shteti komunist duke shkuar drejt fuqizimit, filloi një përgatitje të vrullshme,për të ndaluar veprimtarit fetare,shërbesat e tyre, urdhrat e tyre dhe gjithfarëlloji ,që kryhej në emër të Zotit,në shtëpitë e Zotit.
Për absurdin e vet regjimit, pati drejtues të tij, që u shprehën me këtë rast se:do ta kurthonin përfundimisht Zotin.
Në këtë situatë të tillë,ku përgatitej ethshëm,rrëmeti i kësaj lufte të pakuptimtë, brenda në kryegjyshatë nuk ishte fare e vështirë të kuptoje atmosferën,që pritej të shpërthente,ndonëse po zvarritej,era ishte ndjerë, por drejtpërdrejtë do të kërcënonte edhe bektashzmin.
Është i sigurt, pohimi,që udhëheqësit e shtetit,pra ai soj regjimtarësh e njihnin dede Ahmetin .
Kryegjyshi Botëror nuk i kishte pranuar kërcënimet,që mbrinin nga zyrat e shtetit,për ta lidhur bektashizmin,pas vargonjëve të regjimit .
Dede Ahmeti duke vijuar punën e tij,kishte vendosur piketa të reja ,harta e bektashizmit tashmë shtrihej në thellësi të vendit.
Teqet ishin rihapur në disa qytete potenciale të dorës së parë si Vlora,Durrësi ,Shkodra , Berati .E gjithë,kjo lëvizje -shtrirje në jug-perëndim,kishte rënë në sy.
Territoret shpirtërore,që zotëronte bektashizmi ishin potenciale të vërteta. Por besimet fetare, që ishin qendërzuar në Tiranë, midis tyre bektashizmi me seli të përbotshme ,ishin institucione me potenciale ,që e rrezikonin me vdekshmëri regjimin Religjionet fetare, përmbanin ,përveç një armatë të tërë me besimtare të devotshëm , dispononin ,kush frymën,kush librat e shenjtë,kush udhëzimet dhe me zgjerimet e territoreve shpirtërore të tyre ato do ta shkatërronin,nga koka tek këmbët, një regjim,që i ngushtonte popullit lirit e besimit.
Kësisoj duke qenë se ato ishin këmbëngulëse,në punën e tyre shpirtërore dhe kërkonin një frymëmarrje të gjerë,rruga më dhunshme,që shteti komunist zgjodhi ishte si fillim, mbyllja e disa teqeve.
Në vitin ’54 , dervishet,që veshi dede Ahmeti i nxorën nga teqet duke i degëdisur ushtarë nëpër reparte të largët.
U kyç Kuzum Babai , teqeja në qytetin jugor. Në kryegjyshatë u prit me shqetësim masa shtetërore. Dëshpërimi që përfshiu kryeqendrën e bektashizmit u degëzua në dy krahë: tek nxerrja nga teqet e dervisheve dhe dërgimi ushtar,tek dimri i sapofilluar, që fliste me gjuhën e dhunës.
Vargojtë e tij,do ti shkatërronte shteti komunist me dekretin e dimrit të ‘67. Ishte i pari mobilizim, që mbërriti në dyer të teqeve. Me dervishët rekrut shkoi edhe Reshat Bardhi. Atë mëngjez një erë fshikullonte në Tiranë,kur dervishët i dërguan në qendrat e mobilizimit,prej andej në kamiona ushtarak i degëdisen në pika të largëta, ku jetohej rutina ushtarake.Ca oficer të regjimit kur i hipën në makina i porositën: Dëgjoni këtu :ju dervisha, mos u kthehuni më në teqera.
Dimri i ushtrisë l954 Një ditë tetori në muzg përfundoi, qendrimi 6 mujor në ushtri. Reshat Bardhi,zbriti nga kamioni ushatarak. Ka shkuar në kryegjyshatë. Deri në palcë të më futet hekuri,deri në kockë të futet thika, prej teqes, nuk ndahem. Ishte kryeteqeja.
Çfarë përmbante ajo sipas dervishit: shkëlqimin nga rrezatimi i dritës. Kryegjyshata ishte selia që nxirrte dervishë nga soji i Haxhi Bektashit, që zgjuar i mbante , përjetime shpirtërore.
Në shtëpinë e madhe të dervishëve me “gojën e zemrës”,me “stomakun e zemrës”, tretej shpirti,vite të tëra. Një mëngjes, pra dita ishte kur do të vishej dervish, Reshat Bardhi, jetoi gjatë në kryegjyshatë,para se të gjendej brenda rrobës së dervishit. Brenda ditëve,që vinin, iknin, që ngryseshin, aty prezente ishte fryma e shenjtë,në sjellje dhe veprime të dervishëve. Ajo shfaqej me simbole,ishte e drejtpërdrejtë,binte tërthorazi, ishte dalldisësh he marramëndëse, gjithkund. Bota, njihej aty edhe nga qndrrat. Në fillesë urdhëndjekësit, këta në bektashizëm quhen udhërrëfyes i vendosin të shqyrtojnë ëndrrat, çastet e tyre, që i sillte gjumi i mëngjesit.
Ëndrrat japin mesazhe,përbënin simbole, kishin kode të fshehura, gjithsesi, përbënin,një institut studimor. Kodet e zbërthimit të ëndrrave kanë çelësa të fshehur.
Kurse simbolet përcjellin mesazhe, që duhej transkiptoheshin e deshifroheshin.
Në kryegjyshatë, shtëpia e dervishëve, zbuloi botën mahnitëse të ëndrrave. Kishte një mekanizëm, që i deshifronte ëndrrat mëngjezore. Ata ishin,"sytë e zemrës”.
Përmes tyre, një udhërrëfyes përcjell mesazhe, si kodet e celulareve të sotëm,tepër të vonuar, përpara memories së llahtarshme të dervishave bektashinjë. Por edhe udha me e gjatë, një përfundim e ka.
Hyrje në bektashizëm
Ringritje- Në mesvitin ‘54, kryegjysh boteror Ahmet Dede ishte një personalitet i rrallë, kishte fituar admirim,përtej teqes njihej mirë .
Besimtaret e kishin përcaktuar, me disa prapashtesa të fisme. Kryegjyshi dede Ahmeti e ringriti bektashizmin në stade më të larta. Çfarë bëri hapi dyer teqesh të reja, u veshi rrobën shumë dervishëve.
Dervishi- Reshat Bardhi, mori rrobën e dervishit nën kujdesin e dede Ahmetit, thonë ata që e kanë jetuar .
U zgjodh për dervish pas një qëndrimi 10 vjeçar në kryegjyshatë, por dervish u vesh në vitin ‘54.
Ka patur një ceremoni në mejdan. Aty ku ngjan edhe përcaktimi: “Ç’energji mban shpirti i thelluar". Atje barazia është e njëjtë,por presioni sizmik është përcaktues”.Emri i këtij mjedisi solemn fetar,mban petkun : mejdan. Çfarë do të thotë e shqiptarizuar: shfaqu me shpirtin tënd?
Është kryegjyshi dede Ahmeti, që i zgjodhi, por një favor i afroi. Do ta mbante dervishin e tij. Por thuhet se dede Ahmeti,që njihej për mrekullitë e tij i kishte ruajtur të pazbardhur, pjesën tjetër. Kjo është e nesërmja e jetës së dervishit. Turbull,në vizionet e tij dede Ahmeti pa dervishin me rrobën e udhërrëfyesit të bektashizmit. Por përpara asaj dite, do tu futej në palcë, ftohma, do të mbërrinin ditë të pafavorshme, mote të egërsuar, që do tua shpinin thikën në kockë, do të mbërrinin internimet, largime,shpërndarje dervishësh,kyçje të dyerve të teqes.
Mallkimi i dervishëve për shtetarët ishte i prerë: Do ta gjeni,nga Zoti! Lufta e parashikuar kundër Zotit,ndonëse kishte filluar, gjerësisht u shpall një ditë të ngrysur shkurti me dekretin dimëror të qeverise se Tiranes.
Prova e kalit : Thuhet se dede Ahmeti,ka frymëzuar,aty nga viti ‘54, një test prove për Reshat Bardhin.Dede Ahmeti do të vërtetonte tek dervishi : Ç’forcë do të lëvizte ,porta e shpirtit,kur mund të gjendej në kohë mugëtire?Në kryegjyshatë,kanë treguar për ndodhin me një kalë,por jo rastësor. Po kalëronte, një kalë.
Atij kali ujë të valuar i kanë hedhur,që do tja bënin cop mishrat. E gjora kafshë hingëlliu nga angushtia, ndërkaq e ka rrëzuar përdhe ,duke i lënë një thyerje ,në pjesën e dorës.
Ai,kishte zbritur nga bjeshkët,aty ku kalërimi ishte një mënyrë impresionuse ,për të shfaqur trimërinë,por aksidenti me kafshën e gjorë përmbante shumë mistere.Kishte lexuar dikur, në muzg të kohrave, Fuzuliu ka kënduar kështu: O kal/o kal trim/o kafshë e bekuar/ti po iken si shtrëngatë/nëpër terrin e nxirosur|çu bë vall kaloresi yt!ku e le krejt të gjakosur/…
Me krahë të coptuar Reshat Bardhi ka gjykuar;ky aksident nuk ishte aspak rastësor.Ai gjykoi:ky rast ishte i përgatitur nga dedei,për një mister,që do të zbardhte.
Një herë, kohë më vonë e ka pyetur deden, ç’përbënte ky rast,por sytë dedeit,përbënin,një hermetizim.Ai fillon të gjykojë: përvoja e çdo udhë është:po nuk u rrëzove,nuk mëson të ecësh!
Porta e bektashizmit
Viti ‘54,një ditë këtij viti me dorën copë, Reshat Bardhi gjendej në portën e dervishllëkut.
Por,çfarë ka ndodhur në realitetin e përtej kësaj ngjarje për Reshat Bardhin? Krahu i copëtuar e ka vënë në gjendje ëndërruese.
Vetë ëndrra,thelbi i saj,përcjellë vizionin e parë në këtë gjumë të shqetësuar. Si është përcjellur mesazhi ëndërror? Tek njerëzit,që shfaqet e fshehta mistike,ose kur e kërkon atë ekziston,një formë tjetër komunikimi.
Në këtë"autostradë dixhitale",vdekatarët e zakonshëm nuk kanë për ta mësuar kurrë se ajo ekziston. Aty nuk flitet me gjuhen e lindur. Misteri i saj është i thellë.
Aty gjuha e nënës,fle në qetësi, por një dritare komunikimi konverton,një pjesë tjetër në brendësi të zemrës. Dedei me sytë e mendjes ka parë një hapje të veçantë nga qielli ëndërror i fshehur. Siç ka qenë në gjumë,ka ndier se ishte vënë në komunikim, direkt me kryegjyshin dede Ahmetin. I futur automatikisht në linjën shpirtërore të autostradës direkte, mësoi tu bindej ligjeve të pathëna.Dede Ahmeti ishte shfaqur me veshjen e përndritur gjelbërore me fytyren ëmbëlore.
Dede Ahmeti, nuk i ka folur,por i ka shkuar tek krahu i coptuar i ka kapur pjesën, që i dhimbte..Duke klithur,nga dhimbja thirri: Mos ejvallah e kam të thyer! Silueta e dedeit, përbënte një vështrim meteori. Aty,ku je nisur,dua të të gjejë të ndryshuar. Dorën,po ta shtërngojë,deri sa të më japësh fjalën se do të vishesh dervish!Kishin një eklips, sytë e dedeit,por më tepër një shikim thithës.
Gjithë qëllimi i dedeit ishte të thyente memecllëkun e cektinës bardhoshe,atë ndrydhje të shpirtit,atë heshtje të rendë ta flakte.
Reshat Bardhi ka ndjerë dihatjen,e zerit të tij,që vinte nga thellësia,për tu futur në këtë ndërlidhje misterioze .Ishin çarë shkëmbinjtë shpirtëror,që ruanin gurza,për të lindur,fjala e shpirtit.
Pikërisht në copëzën ëndërrore ka folur me gjuhë të zemrës: "Mirë , ejvallah, fjalën po ta jap, dervish do të vishem”. Kështu është realizuar komunikimi më perfekt i botës shpirtërore,pa aparatura,telefona,kompjutera e sojsëza të tjera.
Këtij lloj komunikimi nuk i hynë në punë infrastruktura, që sot realizohet nga një teknikë e sofistikuar,ajo është më e sofistikuar se të gjitha format e tjera të komunikimit,që ka zbuluar mëndja e njeriut.
Ëndrra lëviz, muzgun e madh të perëndishëm. Madhështia e rrugës çuditërisht shfaqet si ekran përpara komunikimit intesiv. Galaktika e dede Ahmetit, për të realizuar këtë lloj komunikimi tek dervishi i vet , nuk priti kohë shekujsh. Mesazhet aty realizohen me një vetëdije të plotë. Ashtu siç ishte simbolika,që kishte koduar piri i madh: "Kur je shpirtërisht me mua edhe në Jemen të jesh,je pranë meje.Por kur s'je shpirterisht me mua edhe pranë meje të jesh, je në Jemen".Me anë të këtij kodi komunikimi ai,mori mesazhet e parë në një rrugë,misteri të cilës ishte pafundësia e kodeve të shpirtit. Në mëngjezin e freskuar,kur është zgjuar, Reshat Bardhi ka vënë re,se edhe dora nuk i dhimbte më,ndërkaq tek pjesa e copëzuar, gjeti gishtërinjtë e dede Ahmetit. Ishin të thella, hije gjurme. Gjurmët lexonin energjinë e brendshme të ,dede Ahmetit.
Këto gjurmë ruanin veti shëruese. Përmbi dhimbjen, ç'prej atij vakti,dora nuk i ndjeu më sëmbimet. Por në shpirt,fillo sundimin një qetësi e brishtë. Atë çaste ai ndjeu britmën,që shpirti pavetdijshëm nis e lëshon.
Dede Ahmeti,si gjithmonë ruante një pjesë të palexuar të fatit,duke patur prova të sigurta,që gjithsesi,fatin e tij e kishte “lexuar”,mbarësisht,por gjegjësisht s'dëshiron ta shprehi.Reshat Bardhi është përfshirë në"mbretërinë virtytit " ,fare i ri në moshë.
Ishte një djalosh energjik me sy zhbirues,por mosha e tij ruante veçse 19 vjeç.Verë ishte,viti ’54.
Dervishët- Në esencë thuhet se bektashizmi,tërheq në suaz të tarikatit të vet,dervishët,duke i zgjedhur në lulëri të moshës . Potenciali për këtë urdhër,është i përgatitur,brenda dyerve të teqve,kur dervishët thirren më parë.
Pazgjidhshmëritë
Në rezidenëen qendrore të bektashizmit , pazgjidhmërisht , quhet ndjekja yllësore me forca të ripërtërira,këmbë pas këmbë,që dervishi Reshat Bardhi i ka bërë gjurmëve të kryegjyshit Ahmet Dede.
Çfarë lexon koha e viteve ’50?Kryegjyshi Ahmet Dede,ishte ai,që me një këmbëngulje të gjatë,kishte arritur të pikaste, pluskimin e lirë të shpirtit,në zemrën e dervishit . Dedei,pikë sintezën e tij e kishte arritur duke depërtuar në zona përherë të padukshme,por aq të pandriçuara mirë të shpirtit të këtij dervishi.
Diell në lindje,kish zënë të agonte shpirti i këtij dervishi. Kështu,kryegjyshi Ahmet Dede,bëri zgjedhjen. Natyrë të punës së tij ishte teknika e pasur shpirtërore . Kryegjyshi,si fillim,mati e ç'mati, koordinatat e shpirtit.
Mati e ç'mati nivelin e gradacionit shpirtëror,që përbënte në tërësi, pasurinë e tij të shpirtit. Instrumentat qiellor,janë matësit e sizmikës shpirtërore.
Të gjitha këto i kanë shërbyer dedeit,për ta emëruar dervish personal,në të ardhme,kryegjysh të bektashizmit.
Por në një,këndvështrim tjetër,kjo lidhje konsiderohet domosdoshmëri .Intesiteti i kësaj lidhje,konsiderohet jetësor për vijueshmërinë e bektashizmit.
Kryegjyshi Ahmet Dede , duke afruar dervishin e tij,kishte zgjidhur një nga enigmat për kohën e ardhshme të bektashizmit,kohë,që s'do të ishte e favorshme,që do të sillte kyçje të teqeve, burgosje, internime ,rrafshime.Por filozofia e bektashizmit ishte ardhmëria e tij, kohë që përgatitej shumë vite më parë.
Fytyra e dervishit
Në një përvjetor të dede Ahmetit, kam dëgjuar besimtarë, që në esencë këtë lidhje e paraqesin të rëndësishme. Në një ndërtesë, brenda kompleksit të kryeteqes ,në Tiranë,kamë gjetur foton e një dervishi. Përveç,hijes tipar kryesor,asgjë s'korrespodonte. Në atë foto ishte dervish Reshati. Duke analizuar ,ndryshimet, thuhet , ndryshimet ,rastësore nuk lindin .Ky ndryshim i takon ,kategorisë së zgjedhur të dervishëve.
Kjo metamorfoze,në tiparet e një njeriu,që shenjtërohet është domosdoshmeri.Pjesa,që dukshëm zbulon këtë shndritje është bukuria qiellore e fytyrës,që në të gjitha rastet për dervishët,mbetet simetrike me ato të shenjtorëve, të hershëm të udhës së ndritur.
Një aksiomë e hershme thotë: "Siç kanë fytyrën,këta dervish , kësisojshme,shpirti u ndriton ”. Kështu që vargjet ndërtova” Jetë,o jetë bukurie e shenjtërisë,në krahë të tu mbështjell,ata,që në qiellin e pambarimtë jetojnë.
Kur Reshat Bardhi ka veshur rrobë dervishi,thuhet se Ahmet Deden e ka ndjekur pas tragës së tij, për më tepër se 20 vjet.
Por në këtë ndjekje yjesh,për fatin e keq gjysmën e kohës, ua "hëngri" internimi. Kështu ai është gjendur jo rastësor në ekstazën pranverore të bektashizmit. Nga udhë e nisur nuk e ndalen as kërcënimet shtetërore. Megjithatë është fakt se "dimri" për bektashizmin,zbriti tepër më shpejt seç pritej ose ishte e parashikueshme. Dekreti shteteror,që kërkoi të shkatërronte, embrionin e bektashizmit,erdhi në kryeqëndrën botërore në verë të vitit ‘58.
Kryegjyshin e syrgjynosen në "zemër" të Mallakastres së egër. Kjo bëhej për të mbyllur qendrën botërore të bektashizmit në Tiranë, shpirtin e saj qindravjeçare . Kryegjyshi do të degdisej në Drizar,duke u porositur,që besimtare aty,s'do të gjente, lëvizjet e tij ,do të kontrolloheshin nga dega e punëve të brendshme të Fierit.
Formaliteti i internimit ishte Drizar "kryqendër e drizave ,pa kufizim".Teqeja prej 10 vitesh në atë kodrinë,jetonte e rrënuar pa banorët e saj.
Gëzim Llojdia/NOA