English

Update - Pasqyra e Shtypit, 2 Prill 2011

Tiranë, 2 Prill, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin mbi incidentin që ndodhi dje ku kandidati i PD-së për komunën e Dajtit, Besim kuka, mbeti i plagosur nga një biznesmen.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Komuna e Dajtit/ Atentati, qëllohet me 4 plumba kandidati i PD-së”, i cili flet për incidentin e ndodhur dje në mbrëmje ndaj kandidatit Besim Kuka.

“Sondazhet nxjerrin fitues të Big Brother Ermelën me 50 përqind të votave, Ogreni i dyti”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Amnistia, Biznes Albania mbledh në tryezë PD dhe PS”; “Anila Bisha/ Aktorja e njohur, zëdhënëse e fushatës së kandidatit Lulzim Basha” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Limprecht e dinte që Berisha kurohej me antidepresiv”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete një dokument të Vikileaks, përmes publikimit të një letre të Geri Kokalarit.

“Lëvizja e spoteve, TV anti-opozitë me NIPT të falsifikuar” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Përplasje mes kandidatit të PD dhe biznesmenit”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “SHBA-BE: Kontroll zgjedhjeve, 2 njerëzit tanë në Tiranë”, i cili citon deklaratat e reja të Lajçak dhe Kantrimen në Tiranë, gjatë një darke së bashku.

“MASH heq frymën kombëtare nga tekstet, profesorët: Po hiqet shqiptarizmi” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar problematikës së teksteve shkollore.

Kurse “Pogradeci, Artan Shkëmbi: I ktheva qytetit tim dinjitetin dhe liqenin” flet për kandidatin socialist në qytetin e Pogradecit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Fituesi i ri i Tiranës, në dorën e Ristanit”, i cili tregon sesi atributet e KZAZ-së së munguar në Tiranë, do t’i marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Plumba ndaj kandidatit të PD-së në komunën e Dajtit” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “SuperSport bojkoton ndeshjet e Superiores”, “Refuzohet transparenca, opozita nuk e firmos marrëveshjen” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Opozita, Ngjela: Nuk ka zgjedhje më 8 Maj”, i cili pasqyron deklaratat e papërgjegjshme të përfaqësuesit të opozitës si qëndrim të saj dhe aleatëve.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Lëvizja Zgjohu: Ja gënjeshtra e Ramës me sheshin Skënderbej”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Fushata/ Edi Rama nis investimet për gjelbërim në Tiranë”.

Gazeta “MAPO” hapet me titullin kryesor “Kandidati i PD-së qëllohet me 4 plumba shotgun-i”, i cili flet për plagosjen e Besim Kukës ditën e djeshme.

“SHBA: S’ka kohë për ndryshimin e Kodit, por ka kohë për dialogun” është një tjetër artikull i gazetës që citon deklaratat e bëra nga zv/sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë, Tomas Kantrimen.

“Intervista/ Agron Llakaj: Bëj Milionerin, por vetë nuk jam milioner” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 2 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE