English

A është ky portreti i parë i Jezu Krishtit? (Foto)

Jordani, 3 prill, NOA - Zbulimi i një libri mbi 2 mijë vjeçar në zonën e shpellave të Detit të Vdekur, në Lindjen e Mesme, mund të nxjerrë në dritë dhe portretin më të vjetër të Jezu Krishtit. Libri i gjetur në shpellat e Detit të Vdekur ka 70 fleta metali të kapura si libër me tela.

Nga vëzhgimet e para, studiuesit kanë vrejtur se në një prej fletave pasqyron një pamje që është e ngjashme me atë të Jezu Krishtit. Asgjë nuk është e sigurt, por studiuesit thonë se flokët dhe tiparet gdhendura janë familjare për gjithë njerëzimin.

Mendohet se libri është rreth 2000 vjeçar dhe gjendet në një prej zonave ku është zhvilluar gjithë historia e jetës së Jezu Krishtit.

Shkrimi poshtë imazhit të gdhendur në pllakën e metalit është hebraishte e vjetër dhe deri tani përthyesit kanë arritur të kuptojnë vetëm fjalët “Shpëtimtari i Izraelit”.

Vendi ku u gjet libri është i njohur si zona ku qëndronin shpesh herë hebrenjtë për t’u shpëtuar vrasjeve nga romakët rreth viteve 70 Pas Lindjes së Krishtit.

a.k.NOA

KOMENTE