English

Arrestohet personi që plagosi kandidatin e LDK në komunën Balldren

Tiranë, 3 prill, NOA - Almarin Marinaj dyshohet të jetë autori i plagosjes së kandidatit të koalicionit të djathtë për kryetar komune në Balldren të Lezhës, Zef Doçi. Burime nga policia bëjnë të ditur se 27-vjeçari Marinaj është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas hetimeve intensive që u zhvilluan në lidhje me plagosjen.

Kandidati i koalicionit të djathtë, përkatësisht i Partisë Lëvizj Demokristiane, Zef Doçi u plagos mbrëmjen e djeshme ndërsa ka qenë duke u kthyer nga një takim elektoral në fshatin Kakarriç.

Ende nuk bëhen të ditura arsyet e plagosjes. Ndërkohë që njëra pistë e hetimit është ajo e kryesve politike.

Sipas burimeve nga policia mbi Doçin është qëlluar me 4 plumba. Ndërkohë që njëri prej tyre e ka kapur atë në trup, por pa i shkaktuar dëmtime serioze. Aktualisht kandidati i LDK-së ndodhet për mjekim të specializuar në spitalin Ushtarak në Tiranë. Veç 27-vjeçarit të arrestuar, bëhet e ditur se janë ndaluar edhe disa persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia.

a.k/NOA

KOMENTE