Shkodër, 3 prill 2011, NOA- Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.
Dy të ndaluarit me identitete Aleksandër Paloka, 24 vjeç dhe Flor Vuthaj, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Mnelë të Shkodrës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po në këtë fshat, kanë dëmtuar transformatorin e energjisë elektrike, duke vjedhur 106 kg bakër.
Uniformat blu të cilat kanë rënë në dijeni të këtij rasti kanë nisur punën dhe kanë arrestuar në flagrancë dy të rinjtë, duke sekuestruar edhe sasinë e bakrit të vjedhur.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.
a.y/NOA