English

Dhunë në familje, djali rreh babanë, burri kërcënon gruan

E diel, 3 prill 2011, NOA- Në Mitrovicë një rast dhune është shënuar brenda një familje, ku djali ka sulmuar dhe goditur babanë e tij.

Sipas burimeve policore saktësohet se agresori ndaj të atit ka pasur edhe më parë probleme mendore, por pas shënimit të këtij incidenti ai është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe nga familja e tij.

Një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar në Graçanicë, ku e dhunuara në këtë rast ka qenë një femër e cila është kërcënuar me sopat nga bashkëshorti i saj.

Pas raportimit dhe denoncimit të këtij rasti dhunuesi i denoncuesit është ndaluar nga policia dhe si provë materiale është sekuestruar sopata, me të cilën ai ka kanosur të shoqen.

a.y/NOA

KOMENTE